Gjithnjë, komunat e pazhvilluara janë më të ndjeshme ndaj fatkeqësive natyrore shkaktare të humbjeve të madhe në infrastrukturë, familje dhe tokë bujqësore. Përderisa varfëria e tyre në në shkallë të lartë si dhe papunësisë e thellojnë edhe më shumë pësimin nga fatkeqësitë. Mungesa e fondeve për situata emergjente si dhe rimëkëmbje në instuticionet e Kosovës paraqet pengesë të madhe për të ndërmarrë veprime paraprake parandaluese të rimëkëmbjes. Njëherit as autoritetet qendrore dhe as ato lokale nuk mund të përballojnë as koston e kompensimit për humbjet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore.
Për shkak të statusit të saj të pazgjidhur politik, Kosova nuk e ka nënshkruar Kornizën e më hershme të Hyogo për Veprim (HFA) si dhe Kornizën e Sendait për Zvoglim të Rreziqeve nga Fatkeqësitë (SFDRR). Si pasojë, është e përjashtuar edhe nga platformat rajonale për zvoglim të rreziqve nga fatkeqësitë. Kjo parqet vështirësi që Kosova të përfitojë nga fondet globale si Fondi Global për Mjedisin (GEF) dhe Fondi i Gjelbër i Klimës (GCF), por edhe të përfitojë nga njohuritë dhe përkrahja teknike në nivel rajonal. Pavarësisht situatës së pavolitëshme, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës është anëtarësuar në Sistemin Evropian për Ndërgjegjësim për Përmbytjet (EFAS) dhe komunikon dhe shkëmben të dhënat për rreziqet nga përmbytjet.
Legjislacioni për zvogëlim të rreziqeve nga fatkeqësitë është rregulluar me Ligjin për Mbrojtjen nga Zjarri, Ligjin për Zjarrfikje dhe Shpëtim, Ligjin për Mbrojtje nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë e tjera, dhe Ligjin për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave. Përveç këtyre ligjeve institucionet e Kosovës, me mbështetje nga UNDP, kanë miratuar edhe Strategjinë e Ujërave (2017-2036) dhe Strategjinë për Zvogëlim të Rreziqeve nga Fatkeqësitë me Planin e Veprimit (2016 – 2020).
Kosova ka të emëruar në çdo komunë (dhe ministri) një zyrtar për barazi gjinore. Ata janë të ngarkuar të shqyrtojnë perspektivën gjinore në gjitha vendimeve e marrura nga autoritetet si dhe janë anëtar të çdo paneli/komisioni të themeluar brenda ministrive dhe komunave. Me qëllim që të sigurohet integrimi i barazisë gjinore në politikat dhe programet publike të institucioneve qendrore dhe lokale Kosova ka themeluar edhe Agjencinë për Barazi Gjinore dhe hartuar Programin për Barazi Gjinore.
Kosova është në fazën e transpozimit të Direktivës Kornizë për Ujëra (WFD) dhe Direktivës së BE-së për Përmbytje (FD) në kuadër të procesit të Integrimit me Bashkimin Evropian (BE). Për të realizuar këtë është duke u bërë një ristrukturim në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), posaçërisht në Departamentin e Ujërave.
Për më tepër, Zvogëlimi i Rreziqeve nga Fatkeqësitë është rezultat i synuar në Planin e Përbashkët për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (CDP) 2016-2020 në Kosovë, i cili synon sa më shumë njerëz të adoptojnë sjellje të shëndetshme dhe të rrisin ripërtëritjen ndaj kërcënimeve të mundshme nga ndotja, fatkeqësitë dhe ndryshimet klimatike (Rezultati 3.3). Për më tepër, Zvogëlimi i Rreziqeve nga Fatkeqësitë është plotësisht në përputhje me disa Objektiva për Zhvillim të Qëndrueshëm, duke përfshirë SDG 11 “Bërja e qyteteve dhe vendbanime njerëzore gjithëpërfshirëse, të sigurta, ripërtëritëse dhe të qëndrueshme” dhe SDG 13 “Ndërmarrja e veprime urgjente për të luftuar ndryshimet klimatike dhe ndikimet e saj”.
UNDP-ja me projektin e saj ka luajtur një rol të rëndësishëm në fushën e Zvogëlimi të Rreziqeve nga Fatkeqësitë në Kosovë që nga viti 2010 dhe ka përmirësuar ripërtëritjen nga fatkeqësitë duke u bazuar në parimet e Kornizës Hyogo për Veprim (HFA) si dhe Kornizën Sendai për Zvoglimin e Rreziqeve nga Fatkeqësitë (SFDRR).
Në bibliotekën elektronike për Zvogëlimin e Rreziqeve nga Fatkeqësitë janë dokumentet që përmbajnë kornizën legjislative të Kosovës për këtë fushë, si dhe studime, analiza të ndryshme si dhe broshurën Platformës.