Projekti SEE URBAN targeton autoritetet lokale të menaxhimit të emergjencave në 7 shtete / territore të Evropës Juglindore, duke synuar formalizimin e bashkëpunimit në nivelin lokal në DRR urbane (si në nivel qyteti, bashkie / qarku, ashtu edhe në nivel ndërkufitar / rajonal). Projekti SEE URBAN, ndër të tjera do të ngrejë bibliotekën elektronike të DRR, me qëllim forcimin e njohurive të ekspertëve të emergjencave në nivel lokal mbi rreziqet urbane. Përveç kësaj, do të organizohen fushata ndërgjegjësimi publik mbi rreziqet urbane, të cilat do të jenë të dobishme për qytetarët dhe të gjithë sektorët e tjerë socio-ekonomikë që preken nga fatkeqësitë urbane. Dhe së fundi, duke qenë se puna e “platformave lokale të DRR” do ushqejë platformat kombëtare të DRR, do ngrihet një rrjet i aktorëve të nivelit lokal të DRR në nivel rajonal të Evropës Juglindore.
Përmbledhje e Projektit
EVENTS
0
€
Kontributi i EC
0
€
TOTAL PROJECT VALUE