Sipas Bankës Botërore, humbja mesatare vjetore nga tërmetet në Shqipëri është 6.23% e PBB-së dhe humbjet mesatare vjetore nga përmbytjet 1.56% të PBB-së. Sipas Raportit Botëror i Rrezikut 2016, që publikohet nga Instituti i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin dhe Sigurinë Njerëzore, që ka llogaritur Indeksin e Rrezikut të Fatkeqësive Natyrore për vitin 2016 në 171 vende bazuar në ekspozimin, ndjeshmërinë dhe përballimin dhe aftësitë adaptuese. Shqipëria renditet e para ne Europë dhe e 40-ta në botë.
Në Shqipëri, përmbytjet e vitit 2015 ishin një këmbanë alarmi për prekshmërinë e saj ndaj ngjarjeve ekstreme të motit. Sipas gjetjeve të PDNA, gjithsej 9 rajone dhe 53 bashki u preken nga përmbytjet. Popullsia e përgjithshme në zonat e përmbytura arriti në 397.316 persona. Rreth 12,225 ha tokë e punueshme dhe të mbjella u permbytën, duke ndikuar në prodhimin bujqesor në faza të ndryshme të prodhimit. Përafërsisht 15,000 familje bujqësore u prekën dhe 9,992.6 ha tokë bujqësore u dëmtua. Raporti i PDNA përllogariti se dëmet, humbjet dhe nevojat urgjente kapën vlerën prej 110 milionë euro.
Platforma lokale e DRR në Shqipërisë, u konceptua nëpërmjet një Memorandumi Mirëkuptimi në kuadër të projektit rajonal SEE Urban. Kjo platformë aktualisht bashkëkryesohet nga dy shoqatat shqiptare të bashkive: Shoqata e Bashkive të Shqipërisë (ShBSh) dhe Shoqata për Autonominë Vendore (ShAV).
Kjo platformë lokale DRR (RALF) do të shërbejë për:
- Shkëmbimin e ideve, njohurive, veprimit të përbashkët, mbështetjes së ndërsjellë, ndërmjet aktorëve vendorë, kombëtarë dhe ndërkombëtarë të përfshirë në fushën e parandalimit dhe reduktimit të katastrofave.
- Forcimin e kapaciteteve lokale në përgatitjen, përgjigjen, rikuperimin dhe zbutjen e rrezikut të fatkeqësive, si dhe për përfshirjen e tyre në planet, politikat dhe programet zhvillimore lokale.
- Inkurajimin e dialogut dhe vendimmarrjes vendore të gjithanshme bazuar në shkëmbimin e hapur të informacionit dhe të dhënave të rrezikut, të ndara sipas gjinisë, moshës, paaftësisë, lehtësisht të arritshme, të përditësuara, të kuptueshme dhe të plotësuara nga njohuritë lokale.
- Zhvillimin e programeve dhe projekteve të bashkëpunimit në fushën e parandalimit dhe gatishmërisë për reagim ndaj katastrofave me shoqata të ngjashme brenda dhe jashtë Shqipërisë.
- Ngritjen e sistemeve dhe shërbimeve për shkëmbimin e informacionit, praktikat më të mira, teknologjitë, mësimet e nxjerra dhe masat për zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësia.
- Zhvillimin e fushata periodike për edukimin e komunitetit lokal dhe ndërgjegjësimin për rrezikun e fatkeqësive dhe hartimin e strategjive lokale për zvogëlimin e tij.
Biblioteka elektronike e DRR-së, dokumentet që përmbajnë kornizën ligjore DRR të Shqipërisë, siç mund të shihet, përmban studime dhe vlerësime të ndryshme, si dhe direktiva / rregullore që lidhen me anëtarësimin e Shqipërisë në Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile. Ata po shqyrtohen dhe reflektohen gjatë përgatitjes së Projektligjit të ri për Mbrojtjen Civile nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile (DPEC) si dhe për hartimin e moduleve të trajnimit për Mbrojtjen Civile.